190 monumente kulture, sipas drejtores se Institutit të Monumenteve, Arta Dollani, rezultojnë të rrezikuara për shkaqe natyrore. Në këtë listë trashëgimish përfshihen objekte antiko-mesjetare si ura, kisha, xhami dhe shtëpi banimi.
Drejtorja e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, thotë se në territorin e Shqipërisë, 190 objekte të trashëgimisë kulturore, ura, kasha, xhami apo banesa rezultojnë në listën e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore.
Reshjet e shumta të shiut zhdukën dy ura mbi 300 vjeçare te Ursevës në zonën e Gjirokastrës, si dhe atë të Orgocës në Kolonjë.
Dollani thotë se këto dy ura do të rindërtohen./abcnews.al