Ilir Meta ka thirrur shqiptarët në protestë më 2 Mars, siç është shprehur ai, kundër mazhorancës që po kap institucionet e larta, siç është Gjykata Kushtetuese. Zëdhënësi i tij, Tedi Blushi thotë se ka Presidenti ka marrë shumë mesazhe solidariteti për këtë protestë. Duke huazuar shprehjen partizane “Vdekje fashizmit, liri popullit”, Blushi shkruan “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Statusi në facebook
Faleminderit mijëra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA! ?? #PërKushtetutën #PërShqipërinë
/abcnews.al