450 persona gjenden të mbyllur në spitalin Schiavonia në Padova të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se ata janë në këtë spital që prej mbrëmjes së djeshme dhe nuk lihen të dalin jashtë pa kryer të gjitha testet nëse janë prekur ose jo nga koronavirusi.
Mediat italiane raportojnë se 300 prej personave që mbahen në spital janë pacientë ose vizitore që gjendeshin aty dhe 150 të tjerë janë pjestarë të stafit. Mjekët janë duke kryer testet e nevojshme ndaj secilit pas dyshimeve se mes tyre mund të ketë persona të prekur.
Deri më tani në Itali kanë ndërruar jetë 2 persona nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve të konfirmuar ka arritur në 51.
Një ndër shtetet që rrezikon shumë nga situata e krijuar është edhe Shqipëria për shkak të numrit të lartë të emigrantëve tanë në zonën e prekur.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë marrë masa për kontrollin e atyre që futen në Shqipëri nga Italia duke përcaktuar edhe vendin e karantinës në rast të konstatimit të ndonjë personi me simptoma. /abcnews.al