“Thirrja për protestë në 2 mars”, Andi Përmeti: Veprimet e Presidentit mund të cënojnë negociatat

schedule17:41 - 21 Shkurt, 2020

schedule 17:41 - 21 Shkurt, 2020

I ftuar në studion e “ABC News” deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar thirrjen e Presidentit Meta për të zhvilluar një tubim në 2 Mars. Ai theksoi se të dyja palët po luftojnë për pushtet.

Sa i përket qëndrimit në lidhje me kërkesën e Presidentit që Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen ai tha se sipas tij është një luftë për pushtet.

“Nuk kam qëndrim të detajuar, sepse më duket qartazi luftë e të njëjtit lloj për pushtet. Janë dy individë që u bënë bashkë për Fatos Nanon. Edi Rama kërkonte në 2011 të rrëzonte Metin, sot është Meta, unë shpresoj të rrëhohen të dy”, u shpreh Përmeti.

Kush do të vijë më pas?

Përmeti: Këtë e vendos populli.

Kush po i bën “grusht shteti” kujt?

Përmeti: Të dyja palët po luftojnë për pushtet. Të dyja  palët janë në shkelje ligjore për mua, për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhet të prisnin të formohej pjesa tjetër e Gjykatës Kusghtetuese nëse do të kishin interes. Konflikti ka nisur që nga Kushtetuta. Ne nuk kemi Gjykatë të Lartë. Kemi marrje kompetencash, Presidenti e zgjodhi jashtë afatit ligjor anëtarin e tij dhe këtu nisi konflikti. Mazhoranca pretendonte  të hynte në Gjykatë të Lartë dhe këtu kishte të drejtë, por betimi tek një noter është e rëndë. E njëjta gjë është edhe për zonjën Xhaferllari për të cilën afati ligjor kishte mbaruar. Di që të dyja zonjat janë në një Gjykatë, dhe kjo është një çmenduri, që ndodh  vetëm në këtë vend. Të dyja mund të prisnin të formohej Gjykata Kushtetuese”, tha Permeti.

Çfarë do të ndante Venecia në gjithë këtë histori?

Përmeti: Komisioni i Venecias nuk mund të jetë Gjykatë Kushtëtuese, ata nuk japin vendime, por mendime. Këshillën e tyre Gjykata Kushtetuese do ta zbatonte. Është e gjitha një luftë territoresh. Presidenti ka interes të shkarkohet, po luan të gjitha kartat për tu bërë një lider i ri i opozitës. Po kërkon të bëjë atë që nuk bëri dot kryetari i PD. Un si jurist them se Presidenti nuk ka tagër të thërrasë protesta. Unë nuk do ti shkoj Ilir Metës, ndërsa presidentit është për tu diksutuar.

A po lufton Presidenti që Shqipëria të mos marrë statusin për negociata?

“Presidenti është bashkë me opozitën dhe kjo nuk shkon sepse Presidenti duhet të jetë mbi palët.

Nëse synon ta agravojë situatën në 2 mars atëherë do të ketë përplasje dhe kjo do të sjellë penalizime. Besoj që ai do ta agravojë situatën sepse ai kërkon të ketë benifite. Veprimet e tij mund të cënojnë negociatat”, tha Përmeti.

Më tej ai u shpreh se të njëjtën gjë pretendon edhe kryeministri Rama, i cili sipas tij synon të fitojë edhe mandatin e tretë.

Të njëjtën gjë pretendon edhe Edi Rama sepse kërkon të marrë një mandat të tretë. Nëse opozita është kjo që është sot. Rama do të shkojë në një mandat të tretë.

Ndërsa sa i përket menaxhimit të parave për të prekurit nga tërmeti të mbledhura në Konferencën e Donatorëve ai u tregua skeptik.

“Nuk jam besimplotë që do ti menaxhojë mirë paratë”, tha Andi Përmeti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!