Sporting Lisbone mposhtën një ditë më parë Basaksehir me rezultatin 3-1. Takimi i Europa League nisi me një kontroll të rreptë të tifozëve, të cilëve kur janë futur në stadium u kanë hequr edhe këpucët. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak atyre dhe kanë protestuar në mënyrë origjinale.
Golat e skuadrës së tyre ata i kanë festuar me këpucë në dorë. Ata i kanë hequr dhe i kanë ngritur lart në momentet e golave, në shenjë proteste ndaj asaj që u ndodhi në momentin e futjes në stadium. /abcnews.al
Sporting fans entering the Curva Sul were subjected to unnecessarily strong security and these fans were forced to remove their shoes upon entry like an airport. Never before seen… This caused massive lines and delays. In response fans responded by chanting with shoes in hand! https://t.co/dunev3as2g
— Sporting160 EN (@Sporting160_EN) February 20, 2020