Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nisur takim e tij të para me vartësit nga qyteti i Shkodrës. Gjatë bisedës me Drejtorin Vendor Gjovalin Lokal ai ka vlerësuar punën e policisë për 2 goditjet e fundit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” dhe për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv. Drejtori i Përgjithshëm zhvilloi edhe një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër Anton Martini. Martini ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkarisht për zbardhjen e ngjarjes. Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe theksoi se puna jonë ka sukses kur punojmë bashkarisht./abcnews.al
Ardi Veliu nis takimet nga Shkodra, vlerëson dy goditjet e fundit
schedule13:44 - 9 Shkurt, 2018
schedule 13:44 - 9 Shkurt, 2018