Moti – E premte, 9 shkurt 2018

schedule13:35 - 9 Shkurt, 2018

schedule 13:35 - 9 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen duke rrezikuar rrebeshe të shkurtra në zonat Qendrore.

Pasditja vijon me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur një sistem i fuqishëm vranëisrash vendoset fillimisht në Jug dhe gradualisht në të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të mbetet 2 ballë.

Moti – E shtunë, 10 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Territori dominohet kryesisht nga vranësirat më të dendura në zonat Jugore ku priten reshje që në orët e para të ditës.

Mesdita dhe kryesisht pasditja fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit NDERSA ndërsa reshje dëbore do të bien zonat malore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, territori mbetet me vranësira dhe reshje të përkoshme shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit qëndrojnë të pa-ndryshuara gjatë mëngjesit POR një rënie me 2°C do të vrojtohet gjatë orëve të mesditës.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al