Trump kritikon çmimet Oscar, kundër fitores së ‘Parasite’

schedule13:45 - 21 Shkurt, 2020

schedule 13:45 - 21 Shkurt, 2020

Presidentit Donald Trump s’i pëlqeu fare që çmimin e filmit më të mirë në çmimet Oscar, e mori “Parasite”, një prodhim i Koresë së Jugut.

“Sa keq ishin çmimet Oscar këtë vit, i patë? Dhe fituesi është…një film nga Koreja e Jugut!”- u shpreh ai gjatë një fjalimi në Colorado. Ç’dreqin ishte kjo?! Kemi patur mjaftueshëm probleme me Korenë e Jugut sa për t’i dhënë çmimin e filmit të vitit.”

Parasite, ishte filmi i parë në gjuhë të huaj që rrëmbeu çmimin “Filmi më i mirë” natën e çmimeve Oscar.
Ndryshe nga bota, Trump-i nuk është fare i impresionuar me atë film. Duket më shumë i interesuar me filmat amerikanë që janë bërë 70 vite më parë shkruan EURO NEWS.

“Unë prisja “Gone with the Wind”, a mund ta kthejmë sërish këtë film ju lutem?”- vijoi ai teksa përmendte tituj filmash të vjetër si prodhimet më të mira të të gjitha kohërave.

Trump nuk ja kishte në fakt idenë sa i film i realizuar është Parasite, por i mjafton të dijë çfarë prodhimi është për të mos e pëlqyer. Ndër të tjera, presidenti i SHBA-së tha se nuk ka qenë asnjëherë fans i Brad Pitt-it, i cili po atë natë mori çmimin “Aktori më të mirë jo protagonist”, për filmin “Once Upon A Time…in Hollywood”.

“S’kam qenë ndonjëherë fans i tij. Ai u çua dhe bëri një fjalim që i ka hije një djali pak të mençur. Eshtë një djalë pak i mençur.”- u shpreh Trump referuar shakasë që Pitt bëri gjatë fjalimit të tij javë atë mbrëmje, në lidhje me vendimin që Senati mori pak javë më parë për Donald Trump-n./abcnews.al