Është vetëm 21 vjeç, por Ianis Hagi ka disa sezone që është një emër i njohur i futbollit europian. Sulmuesi është lojtar i Genk, por në merkaton e janarit që lamë pas, u transferua te Rangers, në formë huazimi. Mbrëmë, në takimin kundër Bragas, rumuni debutoi në Europa League me fanellën blu dhe u bë menjëherë protagonist.
Me numrin 7 mbi shpinë, djali i legjendës Gheorghe Hagi, shënoi një supergol nga goditja e dënimit, për t’i dhënë fitoren me përmbysje 3-2 Rangers. Hagi shënoi në minutën e 82-të dhe i gjithë stadiumiu “Ibrox”, shpërtheu në festë. Gerrard është një admirues i Ianis Hagi dhe me shumë gjasa, në verë do të tentojë të sigurojë kartonin e plotë të tij, që në Trasnfermarkt, vlerësohet 5 milion euro./abcnews.al