“Politika në Shqipëri është trajtuar si telenovelë”, Shabani: Duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor

schedule20:58 - 20 Shkurt, 2020

schedule 20:58 - 20 Shkurt, 2020

Endri Shabani nga Nisma “Thurje”, nga studio e ABC News është shprehur se 29 vitet që kanë kaluar kanë qenë vite që janë arritur disa gjëra, pasi me pare njerëzit kanë vuajtur dhe për buk. Ai është shprehur se dhe pse kemi ndryshim nga ajo, sot ne jemi në një situatë që pritshmëritë nuk janë përmbushur akoma.

Në studio me Mirela Milorin, Shabani është shprehur se nisma Thurje është në protestë gjithë kohën, por ato nuk dalin ne protestë për të protestuar se thirret nga presidenti Meta, pasi sipas tij në këtë situatë që ndodhet vendi është për faj të politikes se ndjekur nga Ilir Meta dhe të gjithë ato politikane qe kane qene ne krye te vendin keto 29 vite.

“Nisma Thurje është në protestë përherë, të dalësh në një protestë që thirret nga Ilir Meta është si të dilte Mehmet Shehu në protestë kundër Enver Hoxhës, nëse jemi në këtë situatë sot është për faj të Edi Ramës, Ilir Metës, unë do të doja mos të humbja kohë me këta pasi mendoj se këta persona më vjen neveri.  Në protestë duhet të dalim të gjithë bashkë për të rrezuar këtë sistem dhe këta njerëz që janë në krye të vendit. Rama është kryeminstër sot sepse e bëri Ilir Meta, këto janë të njëjtit njerëz të cilët e bënë bashkë këtë sistem politik,” tha Shabani.

Ndër të tjera përfaqësuesi i Thurjes është shprehur ndër të tjera ka theksuar se duhet të heqim dorë nga lufta ndaj individit por duhet të ndryshojmë dhe rrëzojmë sistemin.

“Unë jam studiues i shkencave politike, por e gjithë kjo dinamikë është e neveritshmë kjo është një luftë pazaresh jo principesh. Ne do të ndryshonim diçka nëse do të hiqnim dore nga lufta ndaj individëve por të ndryshojmë sistemin të mos e lejojmë me një tjetër Enver Hoxhë. Edi Ramën për të qenë një diktator me rregulla të plota e pengojnë ndërkombëtarët. Politika në Shqipëri është trajtuar si telenovelë. Disa njerëz mbeten në çadra opër shkak të politikës, disa ikin me mamume, disa vdesin në spitale për shkak të politikës.  Unë nuk besoj te teoria se fajin e ka populli, në zgjedhjet e fundit ku morën pjesë të gjithë palët morën pjesë vetëm 45% të votave ku vumë re se 55 % e qyetarëve ndenjën në heshtje”, është shprehur ai.

Sipas tij Thurja propozon që ti heqim pushtetit këtij që kemi në krye dhe për këtë duhet të kemi një ligj për referendum, pasi përmes referendumit ne aneksojmë parlamentin për vendime të rëndësishme. Gjithashtu ai është shprehur se po punojnë bashkë me qytetarët që të ndryshojnë sistemin zgjedhor./abcnews.al