Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur rëndë në dy sulme në Gjermani. Masakra ndodhi në dy klube të frekuentuara kryesisht nga emigrantët turq dhe kurdë.
Autori i dyshuar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi të dytë të pajetë. Policia thotë se nuk ka autorë të tjerë, ndërsa thekson se hetimi po vazhdon. Gazeta “Bild” raporton se autori i dyshuar ishte një shtetas gjerman. Policia dyshon se autori i krimit veproi për shkak të pikëpamjeve të tij si ekstremist i djathtë. Sipas informacioneve të kësaj gazete bëhet fjalë për viktima me origjinë kurde dhe turke.
Sulmi i parë ndodhi në lokalin ‘Midnight shisha bar’ në qendër të qytetit, ndërsa i dyti në ‘Arena Bar & Cafe’ në një lagje tjetër. Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar shumë të shtëna me armë zjarri. Hanau ndodhet në tokën e Hesse, rreth njëzet kilometra larg Frankfurtit. /abcnews.al