Ka shkuar në 2 126 numri i personave të vdekur, ndërsa mbi 75 600 persona të tjerë rezultojnë të infektuar nga koronavirusi në Kinë.
Dy pasagjerë nga një anije lundrimi në karantinë në Japoni, kanë vdekur pasi u infektuan nga virusi Covid-19.
Të dy qytetarët japonezë ishin rreth të 80-tat. Ndërsa të paktën 621 njerëz në anijen “Princesha Diamond” dolën pozitive për virusin, grupi më i madh jashtë Kinës kontinentale.
Ndërkohë Kina, ku filloi shpërthimi, ka regjistruar një rënie të numrit të infeksioneve të reja. Anija mbante gjithsej 3.700 njerëz dhe pasagjerët dolën negativë për virusin filluan të largoheshin nga anija të Mërkurën pas një karantine 14 ditore.
Sakaq, të dy pasagjerët që vdiqën ishin larguar nga anija javën e kaluar dhe ishin duke u trajtuar në spitale./abcnews.al