“Qetësohu “Gjenerali” nën poture”: Tedi Blushi i përgjigjet ashpër Lleshajt

schedule19:43 - 19 Shkurt, 2020

schedule 19:43 - 19 Shkurt, 2020

Vijon ‘lufta” në distancë mes Presidencës dhe qeverisë. Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur menjëherë ministrit të Brendshmë Sandër Leshaj.

Sandër Lleshaj u shpreh më herët se Presidenti është kthyer në një absurditet folklorik dhe se për herë të parë policia do të garantojë tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit.

Ndërkohë me ironi, Blushi i kërkon të qetësohet dhe sipas tij rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!

Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture.

Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan Blushi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!