Vazhdon gara e fortë në Superiore, si për titullin kampion edhe për një vend në Kupat e Europës. Partizani siguroi një trepikësh shumë të rëndësishëm në Laç dhe ndeshjen e ardhshme e zhvillon në shtëpi ndaj Bylis.
Drejtuesit e kampionëve në fuqi kanë vendosur që kjo përballje të luhet në “Air Albania”. Ndeshja do të luhet të shtunën e 22 shkurtit, duke nisur nga ora 17:00. Skuadra e Sormanit është rikthyer te lojërat e mira dhe rezultatet pozitive, kështu që mendohet se tifozeria e kuqe do të jetë e pranishme në masë kundër ballshiotëve. /abcnews.al

