Erdogan e Putin bisedë telefonike për bashkëpunimin në Siri

schedule14:57 - 8 Shkurt, 2018

schedule 14:57 - 8 Shkurt, 2018

Gjatë një bisede telefonike, Presidenti turk dhe ai rus u dakordësuan për të shtuar bashkëpunimin për Sirinë. Gjithashtu për këtë çështje do të zhvillojnë dhe një samit në Stamboll.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu I tij turk, Rexhep Tajip Erdogan janë dakordësuar të forcojnë kordinimin mes ushtrive të dy vendeve dhe shërbimit të sigurisë në Siri në luftën kundër terrorizmit. Kjo është konfirmuar nga vetë Kremilini me anë të një deklaratë për media. “Dy liderët, gjatë një bisede telefonike, diskutuan gjithashtu edhe për perspektivën e re në mardhëniet mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit lidhur me Sirinë”, theksohet në deklaratë.

Kurse nga ana tjetër burime pranë presidencës së Erdogan bënë me dije se ka rënë dakord me Putin që të mbahet një samit për Sirinë në Stamboll. Gjatë bisedës telefonikë, fokusi kryerso ishte tek sitata e rënduar në rajonet Idlin dhe Afrin.

Sipas mediave turke, dy liderët u dakordësuan për avancimin e procesit të vendosjes së vendndodhjeve të reja të vëzhguesve në afërsi të zonave të uljes së tensioneve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve në procesin e Astanës. Duke prekur situatën humanitare në Gutën Perëndimore, Erdogan dhe Putin rikonfirmuan synimin e tyre për të bashkëpunuar lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, presidenti turk duke folur në Ankara nënvizoi se do të zgjidhë çështjen e Afrinit dhe të Idlibit dhe se 3.5 milionë do të kthehen në shtëpitë e tyre. Gjithashtu pati dhe një këshillë për presidentin amerikan, Donald Trump. “Të nderuarit Trump i kam thënë: “Nuk eliminohet terroristi me terrorist, po gaboni, por fatkeqësisht vazhduan me ata. Më pas u kemi thënë në rregull ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë‘”, tha Erdogan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!