Britania e Madhe po bëhet gati të ndërmarrë masa të forta ndaj emigrantëve pas daljes nga Bashkimi Europian.
“The Guardian” shkruan se Britania e Madhe do të marrë shembullin e Australisë në lidhje me emigrantët duke imponuar politikën e “dyerve të mbyllura” për emigrantët e pakualifikuar apo që nuk dinë anglisht, raporton abcnews.al.
Ky është një ndryshim i fortë i Anglisë, e cila është bërë një destinacion i përzgjedhur edhe për shqiptarët gjatë viteve të fundit.
Britania e Madhe doli sëfundmi nga Bashkimi Europian duke akuzuar BE-në se i imponohej asaj, ndërsa partitë pro-Brexit janë shprehur se përmes daljes do të forconin ekonominë e tyre duke rikthyer edhe nderin e humbur. /abcnews.al