“1.15 miliardë euro nuk janë donacione por kredi”, Babaramo: Mbledhja sukses i qeverisë, por jo historike

schedule22:25 - 18 Shkurt, 2020

schedule 22:25 - 18 Shkurt, 2020

Gazetari  Ilir Babaramo këtë të martë në “Provokacija”, ka komentuar donacionet e grumbulluara në konferencën e Donatorëve me 17 shkurt në Bruksel ku ka theksuar se ishte një ngjarje e rëndësishme por nuk mund të cilësohet historike.

Babaramo përmballë gazetarit Muastafa Nano ka teksuar se ¾ e të ardhurave të mbledhura në konferencë nuk janë donacione por janë kredi.  Sipas tij mbledhja mund të cilësohet si sukses i qeverisë por jo ndonjë gjë historike, mbi të gjitha është një qasje e re Komisionin Evropian ndaj Ballkanit, një lloj meakulpa ndaj refuzimit që i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut për negociatat.

Ndër të tjera Babaramo në “Provokacija” është shprehur se është i papranueshëm fakti se si kryebashkiakët e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama shpesh janë persona që herë pas here po dalin si persona të përfshirë në ngjarje kriminale.

Pjesë nga biseda:

A do të krijohet ideja se në muajin mars kur do të jepet dhe përgjigja e fundit ku duket se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ju çelen negociatat, Rama duke pas në dorë këto dy karta, të djeshmen dhe çeljen e negociatave mund ta fusë vendin në zgjedhje të parakohshme?

Nga pikëpamja pragmatike është një gjë shumë e mirë pasi do të maksimalizonte votat e të martës, por nuk besoj se do të kishte sukses pasi realiteti është se është e vështirë që Rama të marrë një mandat tjetër. Nuk është brë ndonjë gjë e madhe pasi morëm borxh, negociatat do të hapen pasi me procedurën e re të diktuar nga Macron zgjasin pafundësisht dhe ka rikthim pas. Shqiptarët kanë pasur lajme dhe më të rëndësishme se hapja e negociatave që është një lajm burokratik, kanë pas lajmin e liberalizimit të vizave një lajm që ndodhi në koën kur Berisha ishte në Pushtet ku njerëzit e refuzuan.

Në atë kohë Berisha kishte të fortë opozitën, por sot është e vështirë,

Ndoshta jemi mësuar që opozitën ta shikojmë përmes individëve, por duhet të largohemi nga këto qasje. Nëse do të pyesnim se kush është kryeministri i Sllovenisë asnjë nga ne nuk e di këtë ai mjafto që është administrator dhe pas katër vitesh ikën.Mjafto që një person të vijë në krye të vendit një person që di të drejtojë, pasi duhet të shikojmë në krye të vendit njerëz që ndryshe mund ti cilësojmë administrator. Por tek ne për të pasur drejtues anormal duhet të heqim dorë, këtë nuk e them për Ramën por në kuadër të 30 vjetëve.

Unë mendoj se Basha nuk inspiron, më duket si i fikur?

Ndoshta është dhe momenti pasi pas 7 vitesh populli opozitar ka luksin që duke kërkuar zgjedhje të parakohshme të kërkojë kalin e betejës. Vetë të djathtët duhet ti japin një shans për këtë. Por duhej që të ndizeshin para zgjedhjeve të 0 qershorit pasi të gjithë këta njerëz që ishin rreth ramës ishin njerëz të shantazhueshëm. Ndërsa po të shikojmë në kosovë peshën kryesore e mbante Albin Kurti dhe në fund të tjerët i shtrënguan dorën dhe bashkëpunuan me të.

Marrëdhëniet me Amrikën janë një marrëdhënie nënshtrimi, ne bëjmë se çfarë thotë Amerika dhe pse mendoj se është në të mirë të shqiptarëve, po mendoj se është në interesin kombëtar që ne ti themi po atyre. Dhe me ndoj se në këtë kuadër dhe Lurti tu thotë po atyre?

Ai është duke e përshtatur tërësisht me interesaty amerikane në rajon vizionin e tij. Ai nuk ka qëne asnjëherë kundër NATO-s, kundër qasjes së SHBA-së në Rajon këto duhen diskutuar dhe kjo duhet të shikohet në Organizatën e Kombëve të Bashkuara dhe jo lojëra tona të brendshme politike që shkojnë e vijnë.

Presidenti i Republikës në një konferencë për shtyp ai bëri disa deklarata me tone të forta kundër mazhorancës, foli për një grusht shteti duket sikur konflikti mes dy institucioneve është duke u thelluar?

Ne nuk duhet të shikojmë pasojën, por shkakun dhe shkaku është se ne gjendemi në një realitet ku kryeministri Rama kontrollon gjithaçka. Gjykatat janë inekzistente dhe kamikazët e Berishës po zëvendësohen nga ato të Ramës, pushteti lokal është inekzistent, nga të cilët 6 prej tyre një ka dal trafiknt një vrasës. Kjo është ajo që të bën përshtypje se si ka mundësi kur zgjedh një kryebashkiak shkon dhe e gjen një person të tillë. Unë besoj se ai e ka ditur por nuk mund ta provoj një gjë të tillë normalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!