Ndërkohë që vazhdojnë polemikat mes trajnerit Solskjaer dhe Mino Raiolës, agjentit të Paul Pogba, një koment rreth së ardhmes së mesfushorit francez ka bërë edhe vëllai i tij, Mathias Pogba.
Ky i fundit ka folur troç rreth dëshirës së vëllait të tij në një deklarata për Chiringuito TV. Mathias i cilëson “Djajtë e Kuq” si një klub të dobët dhe pa mundësi për të luftuar për fitimin e trofeve.
“Të gjithë e dinë që Paul dëshiron të largohet nga Manchester United. Ai dëshiron të luajë në Champions League dhe të fitojë trofe. Të gjithë e dimë se kjo nuk mund të ndodhë te Manchester United“, thekson Mathias Pogba. /abcnews.al