Rodrygo Goes është “zhdukur” nga skuadra e Real Madrid. Braziliani nuk grumbullohet prej tre ndeshjesh dhe ende nuk ka ende një arsye nga Zinedine Zidane. Rodrygo ka humbur sfidat me Atletico Madrid, Osasuna dhe Celta Vigo.
Talenti ka luajtur 18 ndeshje me Realin këtë sezon, 11 si titullar dhe ndoshta është koeçidencë, por Reali nuk ka humbur asnjë sfidë të cilën Rodrygo e ka nisur titullar (8 fitore, 3 barazime). Në këto 18 sfida, Rodrygo ka shënuar shtatë gola dhe ka asituar dy herë, statistika të kënaqshme.
Fakt është që Rodrygo ndodhet në Madrid, pasi familja e tij është transferuar në kryeqytetin spanjoll. Megjithatë, sulmuesi nuk është grumbulluar fare nga Zidane, pavarësisht se nuk është i dëmtuar. Një mister që pritet të marrë përgjigje gjatë ditëve të ardhshme./abcnews.al