Marko Kepi, një i ri shqiptaro-amerikan së bashku me gazetarin Marin Mema është duke bërë shumë në grumbullimin e donacioneve pas goditjes së tërmetit në Shqipëri.
Marko Kepi, i ftuar në studion e “ABC News” me gazetarin Endri Xhafo, tha se fondet kanë arritur shifrat 1.6 milion dollar.
“Si organizatë me Marinin kemi bërë çmos që të mbledhim sa më shumë fonde për shqiptarët që janë prekur nga tërmeti. Këshilla më e madhe që na ka e thënë vetë Ambasada Amerikane ishte: “punoni si organizatë jashtë qeverie”.
Sot që flasim ku është me ecurinë dhe shpenzimin e parave?
Kepi: Shtëpitë i kemi filluar para se të merrnim fondet të cilat kanë qenë në “Facebook”. Sot jemi në shtëpinë e katërt dhe kompanitë kanë besim tek ne. Tre shtëpi janë në Shijak.
Sa shtëpi do të ndërtoni?
Kepi: Besojmë 40 ose më shumë. Po planifikohet një zonë në Ishëm ku mund të ndërtohet si një qytet i vogel, por deri tani nuk kemi asgjë konkrete. Sot jemi takuar vetëm me stafin dhe ekipin me të cilin po punojmë. Po fokusohemi edhe te familjet e varfëra.
Cila ishte shkëndija që ju bëri të mblidhni fonde?
Kepi: Familja ime gjithmonë ka folur shqip. Kur një shqiptar ka nevojë për ndihmë të gjithë duhet ti ndihmojmë. Në më pak se 24 orë janë mbledhur 1 milion dollar. Fondet janë nga e gjithë bota. Janë më shumë se 22 mijë veta që kanë dhënë donacione.
Angazhimi i fushatës “Rrënjë shqiptare”
Kepi: Organizata ka filluar në universitet, për të mos humbur identitetin shqiptar. Synohet që të rritej si komunitet dhe të zgjerohej. Jan më shumë se 100 orgnizata dhe kërkonin një emër që ti bashkonte të gjithë shqiptarët. Lindja e idesë nisi nga disa studentë që kërkonin të bënin një paradë. Duhen shumë fonde. 100 milion dollar i kushton shtetit të New Yourk për realizimin e një parade. Shteti i Kosovës merr pjesë në paradë ndërsa shteti shqiptar asnjëherë nuk ka marrë pjesë sepse nuk ka fonde./abcnews.al