“Parada e 28 Nëntorit”/ Marko Kepi: Mrekulli, për herë të parë janë mbledhur shqiptarët nga të gjitha trevat

schedule13:54 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:54 - 28 Nëntor, 2023

Këtë 28 Nëntor, në kryeqytetin tonë u zhvillua “Parada e Shqiptarisë”, e cila ka krijuar një atmosferë elektrizuese. Kjo paradë prej 15 vitesh mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Shqipëri u mbajt për herë të parë.

Kryetari i Shoqatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi ndau disa detaje për “Tirana Live”, duke theksuar se synimi i tyre është që ta kthejnë në një traditë në çdo vend ku ka shqiptarë.

Ai e cilësoi si një mrekulli dhe falenderoi Bashkinë e Tiranës që e bëri të mundur organizimin.

“Parada ishte një mrekulli. Për herë të parë janë mbledhur shqiptarët nga të gjithë trevat në Tiranë dhe kjo është diçka historike.

Ishte e vështirë që ta sillnim në Tiranë sepse kërkesat tona janë të shumta. Por falenderojmë bashkinë e Tiranës që bëri të mundur. Dëshira jonë është që ta bëjmë të mundur këtë paradë në çdo vend ku ka shqiptarë, Kosovë, Maqedoni, Çamëri dhe Preshëve. Këto të fundit mendojnë se ne i kemi harruar por jo, ne duam që me ketë paradë t’i kujtojmë dhe ato”, tha ndër të tjera Kepi./abcnews.al