Pesë persona u arrestuan nga policia e Elbasanit dhe një tjetër u shpall në kërkim gjatë një operacioni “Porosia”. Për këtë operacion është investuar pesë muaj hetime, tha nëndrejtori i policise së Elbasanit Edmond Sulaj.
U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.
Ata janë:
– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.
Gjatë operacionit në të cilin kanë marrë pjesë edhe forcat operacionale, u sekuestruan 82 kg tritol, municione dhe armë. Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.
“Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh”.
Nëndrejtori i Policisë së Elbasanit tha se janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme për të zbardhur aktivitetin e plotë kriminal të të arrestuarve si dhe për të kapur bashkëpunëtorët e tyre.
/abcnews.al