Në emisionin e Mbrëmjes në ABC News u diskuta mbi zgjedhjet e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u rizgjodh për herë të pestë në krye, Armand Duka.
Të ftuar: Albert Karriqi, Prof. Dr. në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit; Fatbardh Jera, ish-futbollist, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF; Bashkim Tufa, gazetar sportiv dhe Gerti Çarçani, përgjegjës i zyrës së shtypit në FSHF.
Të ftuarit diskutuan mbi kandidaturat e deri te ndërhyrja e politikës në zgjedhje. Gjithashtu në studio u fol edhe për mënyrën sesi duhet përmirësuar futbolli në Shqipëri./abcnews.al