Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve në Burksel, për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Meta shpreh mirënjohje për vendet që kontribuan në ndihma për Shqipërinë.
“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”, shkruan kreu i shtetit./abcnews.al