Tahith Chong mbetet në bisedime me Interin për një transferim me parametra këtë verë, sipas raportimeve nga Italia. Talenti i Manchester United është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe mund të largohet jashtë Anglisë për asnjë qindarkë.
Gazeta italiane, “Tuttosport”, pretendon se Inter e ka seriozisht për Chong, i cili është vetëm 20 vjeç. Romelu Lukaku u bashkua me zikaltërit verën e kaluar, ndërsa Alexis Sanchez është në huazim për sezonin aktual.
Ashley Young u bashkua me Interin në janar, ndërsa më pas, Christian Eriksen zgjodhi të bashkohet me ekipin e Antonio Conte. Dhe Conte vazhdon të shikojë në Premier League për përforcime dhe Chong mendohet të jetë transferimi i radhës për të./abcnews.al