VIDEO/ Kujtim Gjuzi godet sërish! Shkon me njolla dhe i pakrehur në Parlament

schedule13:11 - 17 Shkurt, 2020

schedule 13:11 - 17 Shkurt, 2020

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi godet sërish! I njohur tashmë për veshjet e tij, ndryshe nga deputetët e tjerë, ajo që ka spikatur këtë herë, ishte paraqitja e tij me një kollare të pahekurosur dhe me njolla. Po ashtu edhe nga xhaketa e tij dukej papastërti, si dhe flokët e pakrehur.

Gjuzi e ka justifikuar paraqitjen e tij të parregullt me punën ” e madhe” që ka bërë në lokale dite dhe nate, si tallava apo pub-e, për të monitoruar zbatimin e ligjit anti-duhan.

“Gjatë këtyre 10-15 ditëve sapo kam marrë në dorë projektin e zotit Beqja, kam dalë siç e keni parë në barët e ditës dhe natës për të parë çfarë ndodh me ligjin antiduhan… Pihet duhan! Pihet duhan se nuk është ministri i Brendshëm këtu, se disa komisarë të korruptuar vendosin disa gjoba. Me makina para bareve thoshin, doni me pi duhan? Po!  Na jep ndonjë lek neve. Po s’ishin pak, 500 euro për bar. Tani ata komisarët me këshillimin e ministrit nuk i shoh më. Vazhdoj t’i ndjek hap pas hapi”, tha Kujtim Gjuzi.  /abcnews.al

*Ndiqeni në video fjalimin e tij

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!