Një aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, ku ka mbetur i plagosur një efektiv polici.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Qesarat.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se furgoni i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë është përplasur me një automjet. Në brendesi të furgonit kishte tre të burgosur dhe policë shoqërues. Si pasojë e përplasjes është lënduar një polic, i cili ndodhet jashtë rreziut për jetën, ndonëse është shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit./abcnews.al