Kohë zyrtarizimesh te Gjilani, një boshnjak për Mezanin

schedule12:48 - 15 Shkurt, 2020

schedule 12:48 - 15 Shkurt, 2020

Zyrtarizim tjetër te Gjilani, para derbit me Dritën. Mesfushori boshnjak, Muamer Svraka, është konfirmuar pjesë e skuadrës së drejtuar nga Gentian Mezani. Në fakt mesfushori i ishte bashkuar Gjilanit prej kohësh dhe zhvilloi edhe fazën përgatitore në Turqi.

“Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka, ku do ta mbajë futbollistin si pjesë të skuadrës kuq e bardh deri në dhjetor të këtij viti, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Ish futbollist i shumë skuadrave, Muamer Svraka, i cili pas vete bart shumë përvojë nga karriera e tijë futbollistike, ku ishte paraqitur nëpër skuadra të ndryshme europiane, në skuadrën e Gjilanit vjen pas aventurës të kaluar në Birkirkara të Maltës.

Svraka, i cili në fushë luan pozitën e mesfushorit të qendrës, gjithashtu mund t’i mbuloj edhe hapsirat e tjera në mesfushë. Mesfushori 32 vjeçar, gjithashtu kishte prezentuar ekipin kombëtar të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku kishte zhvilluar 6 ndeshje dhe kishte realizuar 2 gola në ekipin e tijë kombëtar”, thuhet në njoftimin e Gjilanit. / abcnews.al

https://www.facebook.com/115516412367717/posts/591255848127102/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!