Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan

schedule14:00 - 15 Shkurt, 2020

schedule 14:00 - 15 Shkurt, 2020

Është identifikuar autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan. Policia bën me dije se autori është shpallur në kërkim. Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur pak mesditën e sotme.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një  agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe  dyshohet se  nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Gazetari raporton për ABC News se autori ka qenë i pamaskuar vetëm një kapele dhe një pistoletë në dorë që fatmirësisht nuk e ka përdorur, rezulton se ka vjedhur materiale me vlerë rreth 30 mijë euro nga argjendaria.



“Policia bën me dije paraprakisht se autor i kësaj ngjarje është vetëm një person i pa maskuar, sipas grupit hetimor ai mbante vetëm një kapele. Nga ajo që shikohet nga kamerat e sigurisë mendohet se ka qenë vetëm një person dhe nuk dihet nëse në krahun e tjetër të rrugës e ka pritur ndonjë tjetër apo jo. Personi është mashkull rreth 30 vjeç ai ka pas pistolete që fatmirësisht nuk e ka përdorur. Dhe ka marrë dy tabako sic thuhet në gjuhën e agjendarisë që mendohet se shkon në 30 mijë euro”, tha gazetari Kozarja.

Mësohet se argjendaria e grabitur ndodhet 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet dhe vijon punën për identifikin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan,  vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një   agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe  dyshohet se  nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”,  Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku  falë reagimit  të shpejtë dhe profesional u bë e mundur  idetifikimi  i autorit dhe vijon puna  për  kapjen e tij.

Nê vendngjarje  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!