Pesë foto të jashtëzakonshme tregojnë më me hollësi koronavirusin Sars-Cov-2. Ato janë botuar nga Instituti Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (Niaid).
Pamjet e virusit u zbuluan me mikroskopin elektronik nga studiuesit Emmie de Wit dhe Elizabeth Fischer, të cilët punojnë në laboratorët e Hamiltonit, në Malet Rocky. Imazhet dixhitale u ngjyrosën më pas. Një nga imazhet tregon grimcat e virusit SarsCoV-2 përgjegjës për Covid-19 në ngjyrë të verdhë dhe sipërfaqja e një qelize tjetër në ngjyrë blu dhe rozë.
Fotot tregojnë grimcat virale në ngjyrë të verdhë dhe të kuqe sipër murit të qelizave që është në ngjyrë rozë, jeshile dhe gri.
Fotoja e pestë është aq e detajuar sa na lejon të dallojmë qartë gropat e vogla që dalin nga virusi si një “kurorë”.
Ngjashmëria e koronavirusit të ri me Sars dhe Mers pritej, por fotot tani tregojnë një ngjashmëri në mënyrë të habitshme.
“Gropat në sipërfaqen e koronavirusëve që ngjasojnë me një kurorë janë ato që i kanë edhe emrin kësaj familje virusesh”, tregojnë pamjet./abcnews.al