Në Lushnje Task Forcë për ujin e pijshëm, por kontrollon bizneset që kanë kontrata të lidhur me Ujësjellësin. Përllogariten 920 biznese të cilat kanë kontrata me ndërmarrjen e ujësjellësit, por që jo të gjithë paguajnë ujin. Sipas Drejtorit Teknik të Ujësjellësit në Lushnje Ersi Veliu, debia që biznesi ka ndaj kësaj ndërmarrjeje arrin në rreth 40 milionë lekë të reja. Gjatë kontrolleve është vënë re se disa biznese me një kontratë të ujit, furnizonin më shumë se një dyqan. Në këto raste është kryer lidhja e detyrueshme e kontratës. Ndërsa javën e ardhshme do të nisin kontrollet ndaj pikave të lavazheve./abcnews.al
Biznesi në Lushnjë, 40 milionë lekë borxh ujësjellësit
schedule11:03 - 7 Shkurt, 2018
schedule 11:03 - 7 Shkurt, 2018