Gjendja e 16-vjeçares Merita Tola që ndodhet në spitali e Traumës paraqitetet e stabilizuar. Ndersa dhimbja ka pllakosur në familjen Tola, ku tre anëtarë humbën jetën tragjikisht si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Nëna Rajmonda Tola, 45 vjeçe, vajza Rudina Tola, 22 vjeçe, dhe djali Fatjon Tola, 14 vjeç ndërruan jetë, ndërsa vajza tjetër Merita Tola ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.
Abcnews.al ka mësuar se Rudina ishte nënë e katër fëmijëve. Vajza e madhe ishte e martuar, ndërsa Rudina që ndërroi jetë ishte e fejuar dhe pritej të martohej këtë vit. Po kështu humbi jetën edhe djali 14 vjeçar, ndërsa tragjedisë i shpëtoi vajza 16 vjeçe.
Teksa trupat e viktimave ndodhen në morgun e Spitalit të Peshkopisë, ku po i nënshtrohen autopsisë në banesën e familjes Tola janë mbledhur të afërmit e tyre që po vajtojnë për humbjen tragjike të 3 jetëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë gjetur pa shenja jete nënën , dhe dy fëmijët, pjesëtarë të familjes së Ylber Tolës. Nëna me tre fëmijët jetonin vetëm në shtëpi, pasi kryefamiljari punonte emigrant në Greqi.
Njëra nga vajzat, e mbijetuara e vetme ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar. Ndërsa presidenti Ilir Metaka bërë me dije se do të ketë një vizitë te Traua për të parë gjendjen e të mbijetuarës.
/abcnews.al