EMRI/ U vra në një atentat mafioz, bllokohen makinat e blinduara të “El Padrinos” së Vlorës

schedule15:50 - 14 Shkurt, 2020

schedule 15:50 - 14 Shkurt, 2020

Policia e Vlorës ka bllokuar  10 makina të blinduara gjatë kontrolleve në qytet.

Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Ndërkohë, abcnews.al mëson nga burime pranë OFL se dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.

Gjatë orëve të fundit, policia ka verifikuar rreth 400 mjete në lidhje me dokumentacionin dhe pronësinë në qytetin e Vlorës.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!