Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reagimi i Sorecës për videon me zyrtaren”, ish-ministri: Veglat gjinekologjike janë çështje private

schedule14:37 - 14 Shkurt, 2020

schedule 14:37 - 14 Shkurt, 2020

Ish.ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimin e ambasadorit Luigi Soreca për një video të përfolur pak kohë më parë.

Në media u aludua për ekzistencën e një video, ku Soreca shfaqet në raporte intime me një zv.ministre të qeverisë Rama. Në një emision televiziv, ambasadori i cilëodsi këto lajme të rreme.

Ndërkohë, Manjani shpreh keqardhjen se si shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detytohet të përgënjeshtrojë një thashethem aludues për jetën e tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit ska pse jep spjegime askujt në publik se si i përdor ato”, shkruan Manjani mes të tjerash.

Komenti i plotë i Manjanit:

Ndjehem thellësisht i keqardhur që shefi i Delegacionit të BE në Tiranë, detytohet të përgënjeshtrojë një thashethem aludues për jetën e Tij private.

Vijoj ti qëndroj mendimit që e kam shprehur dhe më parë se veglat gjinekologjike janë krejtësisht çështje private e çdo njeriu. Ky/kjo i/e fundit ska pse jep spjegime askujt në publik se si i përdor ato.

Nga ana tjetër, ndyrsirllëku i sulmit publik me këto mjete më duket më shumë paburrni sesa shantazh.

Burrnia e kërkon që Soreccën dhe takëmin e tij, përfshi dhe Organizatën Politike Europiane që ai përfaqëson, t’ja thuash drejt në sy kritikën që ke.

Sorecca dhe organizata e cila e ka deleguar këtu, na kanë dëmtuar seriozisht dhe shumë rëndë dhe drejtpërdrejtë kur:

  1. Lejuan kanabizimin e ekonomisë e kriminalizimin e shoqërisë. Vetëm një fjalë e tyre e ndalonte atë krim, por nuk e thanë.
  2. Rekomanduan tre herë me radhë hapjen e negociatave, por raportet e tyre ishin aq të vërteta sa shtetet anëtare i hodhën në kosh. Gënjeshtra nuk është ndihmë.
  3. Mbeshtetën dhe ende e bëjnë, më shumë sundimin e Bosit sesa të ligjit në këtë vend. E kam të pa mundur të mendoj sundim të ligjit, kur mbështetet Bosi të dhunojë Kushtetutën.
  4. Kërkojnë luftë kundër korrupsionit, kur vetë dhanë modelin se si blihet një pronë pa tender e me çmim më të lartë se tregu. Shëmbull i keq ky sepse ju hoqi fytyrën për të folur për standard.

Ja për këto kërkohet një minimum burrnie për tja thënë Soreccës e cilitdo nga takëmi i tij. Ndershmërisht fare!

Por jo të merremi me sajesa nga jeta private.

Nuk na duhet hiç ajo!

Është koha e burrave!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!