Tetë nga 18 kandidatë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kualifikuar në testin fizik dhe logjik. Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.
Nga ky test duket se Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë.
Lista e kandidatëve:
Aida Veizaj
Ardian Çipa
Artur Beu
Ervin Hodaj
Gentjan Shehaj
Lindita Nushi
Idajet Faskaj
Ylli Pjetërnikaj
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme
Arben Kraja./abcnews.al
Vijon…