Është zhbllokuar takimi mes Milanit dhe Juventusit, gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë. Ka qenë Rebic ai që ka shënuar golin e parë të sfidës, duke mposhtur Buffonin në minutën e 60-të.
Castillejo kroson nga e djathta dhe Ibrahimovic lufton fort për topin e parë. Mbrojtja juventine nuk arrin ta largojë topin dhe Rebic i lirë në shtyllën e dytë, nuk e ka të vështirë të shënojë./abcnews.al
Kupa e Italisë
Milan – Juventus 1-0
Rebic 60′