Kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri përballen me një sërë barrierash në dogana.Gjatë një takimi me drejtues të doganave përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkuan që të gjendet një zgjidhje sa më parë për vonesat në skanim të cilat i kushtojnë bizneseve disa orë pritje ,kthimin e pergjigjeve nga administrata si dhe ndryshimi i shpeshtë i drejtuesve.
Alketa Uruçi Kryetare Komitetit të Taksave në Dhomën Amerikane kërkoi nga administrata doganore lehtësimin e këtyre proçedurave që ndikojnë direct në klimën e të bërit biznes.
“Disa probleme te tjera që janë janë praktike kanë lidhje me vonesat në skanim, praktikat që nxjerr sistemi për kontroll subjeketet janë ankuar sse ka vonesa në skanim, dhe është kërkuar që të ketë më shumë staf në doganë që të mos ketë lidhje me vonesat. Tjetër ka lidhje me kapacitetin e kapacitetit doganor që është i vogël dhe të vonon,” tha Uruçi.
Ndërkohë presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço ripërsëriti kërkesën e këtij institucioni për rishikim të çmimit të referencës .
“Ka ardhur koha që ky ligj të eleminohet, është një praktikë primitive bën një lloj drejtësie që është e pasaktë dhe primitive nuk i shërben nivelit të sofistikuar që bizneset duhet të aplikojnë”, është shprehur Jaço.
Drejtori i Doganave Gjon Bardhi deklaroi se ata kanë si synim krijimin e një klime të favorshme për biznesit ndërsa theksoi se është ulur ndjeshëm numri artikujve që trajtohen me çmim reference.
“Po të eleminojmë këto artikuj që vlerësohen me bursë dhe zhdoganimin e makinave të përdorura këto shifra janë nga 15.51 % në 2013 në 5 % në 2019. Por edhe pse shifrat flasin vetë për një reduktim të dukshëm të vlerësimit sipas dosjes së të dhënave të disponueshme, unë vlerësoj shqetësimin tuaj me këto të dhëna. Të ketë një sistem më të azhornuar në kohë”, ka thënë Bardhi.
Biznesi i huaj dhe ai vendas shpesh herë ka ngritur shqetësime në lidhje me proçedurat doganore që duhet të ndjekin si dhe kohën që janë të detyruar të harxhojnë pavarësiht se paguajnë për shërbimin./abcnews.al