Carlo Ancelotti ndihet për mrekulli në stolin e Everton dhe po shijon përsëri emocionet unik që të dhuron futbolli anglez. Trajneri italian dhe drejtuesit kanë ambicie të mëdha. Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit nga Liverpool, Ancelotti tregon se brenda tre viteve djemtë e tij do të jenë gati të luftojnë për fitimin e trofeve.
“Kam firmosur një kontratë 4.5-vjeçare me Everton. Dua ta përmbush deri në fund për të treguar vlerat e mia dhe të skuadrës. Më pas, nëse do të ekzistojë mundësia, do doja të qëndroja akoma këtu, do doja të qëndroja gjatë. Klubi ka shumë ambicie, Evertoni dëshiron të jetë kompetitiv në Premier dhe Europë, po punojmë fort për t’ia dalë.
Kemi krijuar një bazë të fortë, shumë lojtarë të rinj po përparojnë me shpejtësi. Evertoni do bëhet çdo vit e më i fortë. Mendoj se pas tre vitesh, mund të konkurrojmë për të fituar trofe dhe do të jemi një ndër skuadrat më të forta europiane“, përfundon Carlo Ancelotti. /abcnews.al