Ish ministri i transporteve Edmond Haxhinasto është shprehur i gatshëm të hetohet për rrugën Tiranë-Elbasan. Ai ka deklaruar se ka bërë drejtimin politik të ministrisë.
“S’më shqetësojnë fare, as hetimet, as verifikimet, unë kam bërë drejtimin politik të ministrisë. Gjithkush është i lirë të verifikojë. Gjithë veprimtaria ime është bërë mbi bazën e dokumenteve. Dua të them se koha e drejtësisë popullore ka përfunduar bashkë me sistemin politik”- u shpreh Haxhinasto./abcnews.al