Policia e kryeqytetit ndaloi biznesmenin Sokol Lami, i cili akuzohet si personi që krijoi nje skemë mashtrimi me TVSH duke i vjedhur buxhetit të shtetit rreth 9 milionë dollarë. Dy javë më parë uniformat blu, me urdhër të Prokurorisë, prangosën gjashtë biznesmenë, ndërsa 5 të tjerë, përfshirë edhe Sokol Lamin u shpallën në kërkim. Për të përfituar rimbursimin e TVSH-së, 11 biznesmenët kishin regjistruar 50 subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjen e blloqeve Tatimore të TVSH-së. Sipas prokurorisë, kreu i kësaj skeme ka qenë Sokol Lami./abcnews.al
Skemë mashtrimi 9 milionë dollarë me fatura fiktive të TVSH/Ndalohet biznesmeni Sokol Lami
schedule15:03 - 6 Shkurt, 2018
schedule 15:03 - 6 Shkurt, 2018