Albin Kurti: Minishengeni është në favor të Serbisë për të krijuar Jugosllavinë e katërt

schedule22:20 - 12 Shkurt, 2020

schedule 22:20 - 12 Shkurt, 2020

Pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Minishengeni Ballkanik është një qëllim i Serbisë për të krijuar Jugosllavinë e katërt, por edhe i Rusisë dhe si i tillë paraqet rreziqe. Pavaresisht qëndrimeve të ndryshme me Edi Ramën për këtë çështje, kryeministri Kurti është shprehur se takimi me në Tirane ka qenë ndër më konstruktivët vitet e fundit.

Kryeministri Albin Kurti  nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e rradhës të Minishengenit Ballkanik, por  një vendim i tillë do mund të realizohet vetëm në bashkëpunim me kabinetin e tij qeveritar. Nga ana tjetër, Kurti është shprehur aprovues në lidhje me pjesëmarrjen në Proçesin e Berlinit, ndonëse edhe ky për Kryeministrin e Kosovës shihet me rreziqe më vete.

Sipas Kurtit, në tryeza ndërkombëtare duhet shkuar me një bashkërendim kombëtar. Ai tha se kjo ka qenë edhe një ndër çështjet kryesore të diskutimeve të tij me autoritetet e larta politike në Shqipëri.

Duke folur për politikën e brendshme në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka përjashtuar mundësinë që Qeveria e tij të bjerë për shkak të zgjedhjes së presidentit. Ai tha se Vetëvendosje do të bëjë gjithçka me LDK për tu dakordësuar për emrin e kreut të ardhshëm të shtetit.

Gjithashtu Kurti ftoi edhe Hashim Thaçin në takim, duke thënë se për dialogun me Serbinë ka nevojë për diskutim edhe me presidentin e vendit./abcnews.al