Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu mbërrin në Tiranë, pritet nga Gent Cakaj

schedule09:17 - 12 Shkurt, 2020

schedule 09:17 - 12 Shkurt, 2020

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.

Rreth orës 08:30 ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka pritur në zyrë ministrin e jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Sipas mediave turke, Çavusoglu ka thënë se do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Në këtë takim gjithashtu pritet  të diskutohen edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja për ABC News në këtë takim, do të diskutohet edhe rruga që po ndjekin dy vendet, për çeljen e negociatave.

Mediat turke kanë përmendur faktin që shteti turk i ka qëndruar pranë Shqipërisë gjatë momenteve të vështira siç ishte rasti goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për sa i përket takimeve në vazhdim të ditës së sotme të Ministrit të Jashtëm turk do të zhvillojë takim me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi në orën 11.00.

Për sa i përket krymeministrit Rama në axhendën mediatike nuk është përcaktuar një takim mes tij dhe Çavuşoğlu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!