Frika nga përhapja e kornavirusit ka bërë që shumë vende ti kthejnë shpinën Kinës për arritjen e marrëveshjeve të ndryshme tregtare. Pas konfirmimit të dy rasteve të reja me koronavirus Mongolia do të pezullojë dërgimin e qymyrit në Kinë deri më 2 mars.
Mediat bëjnë me dije se qymyri është malli kryesor i eksportit në Mongoli, ku vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2019, Mongolia fitoi 2.75 miliardë dollarë amerikanë nga eksportet e saj të qymyrit në Kinë. Mongolia deri më tani nuk ka raportuar ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit. Gjithsej 32 shtetas Mongolë u evakuuan nga qyteti kinez Ëuhan në fillim të shkurtit.
Vendi gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave deri më 2 mars, ndërsa janë zbatuar masa të tjera parandaluese të sigurisë si anulimin e tubimeve publike dhe disa vendkalime kufitare./abcnews.al

