Agjencia japoneze e Eksplorimit të Hapësirë ka lëshuar me sukses raketën më të vogël kozmike.
Sipas Daily Mail, raketa do të dërgojë një satelit në orbitë.
Agjencia tha se raketa eksperimentale SS-520 u nis nga një qendër hapësinore e JAXA-s, të shtunën rreth mesnatës.
Raketa SS-520 mbante satelitin “ultra të vogël”, TRICOM-1R, i cili është rreth 41 centimetra. TRICOM-1R do të përdoret për të mbledhur fotografi të sipërfaqes së Tokës.
Sipas mediave japoneve, raketa është ndërtuar duke mbledhur duke mbledhur disa komponentë të pajisjeve elektronike dhe smartfonëve./abcnews.al