Skuadra e Prishtinës në IPKO Superliga prej vitesh synon titullin kampion dhe ka provuar të sjellë në kryeqytet edhe emra cilësor për të arritur te trofeu. Megjithatë, blutë kanë dështuar vitet e fundit dhe strategjia e tyre ka ndryshuar.
Prioritet të rinjve dhe projekt ambicioz për të ardhmen. Trajneri Armend Dallku është ndër strategët më të rinj në futbollin shqiptar dhe strategjia e tij është e qartë: Grup solid dhe me lojtarë të rinj.
Për rifillimin e sezonit, Prishtina do të ketë në grup vetëm 21 futbollistë, me moshë mesatare 25.5 vjeç. Ardhja e Otto John në janar është një përforcim i rëndësishëm dhe pritet që kryeqytetasit të bëjnë një gjysmë të dytë të sezonit më të mirë./abcnews.al
21 futbollistë – 25,5 mosha mesatare
Me skuadrën e parë stërvitin plus 4 lojtarë të rinjTë shtunën zyrtarisht nis stinori pranveror i sezonit 2019/20.https://t.co/WYhCi8Fsx5 pic.twitter.com/1jrmptvix8
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) February 11, 2020