Një ndërtesë 4-katëshe në qytetin e Durrësit, e cila ishte e shpallur e pabanueshme nga tërmeti 26 nëntorit është shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar.
Objekti katër katësh ishte në ndërtim e sipër dhe asnjë nga katet nuk ishte e banueshme.
Si pasojë e dëmeve të shumta të marra nga ajo lëkundje tragjike dhe rrezikshmërisë që përbënte për banesat e tjera për rreth, ajo u shemb me shpërthim të kontrolluar.
Kjo nuk është godina e parë që shembet me shpërthim të kontrolluar.
Pas inspektimeve të bëra, godinat e shpallura të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për banorët dhe ndërtesat e tjera përreth, janë shembur me shpërthim të kontrolluar./abcnews.al