Endri Vrapi, ish-futbollisti i njohur shqiptar, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News, aty ku ka folur për dy skuadrat e kreut, Kukësin dhe Tiranën.
Në fjalën e tij, Vrapi u shpreh: “Kukësi më duket skuadër sistematike, në lojë, në rezultate. Është ekip më konstant, shënon në mënyrë sistematike.
Trajneri Egbo ka parë dhe mentalitetin që Vllaznia kërkon të luajë përpara, sidomos në Shkodër, dhe ka menduar që në pjesën e dytë ta presë Vllazninë dhe ta godasë me kundërsulm“, u shpreh Vrapi..abcnews.al