E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Amerikë. Ekipi i Dublin Gaels ka fituar në sekondat e fundit ndeshjen e basketbollit kundër një rivali dhe koshin e fitores, e shënoi Stewy Thalblum.
Një emër i padëgjuar… deri pak çaste më parë. Kjo për shkak se Stewy Thalblum është trajner-lojtar i Dublin Gaels dhe aktivizoi veten në sekondat e fundit, kur ndeshja ishte në barazim.
Trajner-lojtari i Dublin Gaels mori topin në duar dhe në sekondat e fundit, shënoi një kosh tre-pikësh, që i dha fitoren skuadrës së tij. Festa më pas ishte e çmendur, me të gjithë të pranishmit që u futën në parket dhe festuan me skuadrën e tyre të zemrës. Video u shpërnda nga Bleacher Report dhe u bë menjëherë virale, ku në pak minuta, ka marrë mbi 300 mijë shikime./abcnews.al
Team manager got in the game and knocked down a triple.
Entire gym LOST it.
(via javstepbasketball/IG) pic.twitter.com/Xg7rKuxhkF
— Bleacher Report (@BleacherReport) February 10, 2020