Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fshihte në makinë sasi të madhe lëndë narkotike, policia greke ndjekje si në filma, arrestohet shqiptari

schedule16:02 - 10 Shkurt, 2020

schedule 16:02 - 10 Shkurt, 2020

Policia greke përplaset me një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar.

Pas informacioneve për lëvizje të shpeshta të një shtetasi shqiptar, 48-vjeç, u vendos ndjekja e tij pas lëvizjes së fundit nga kufiri gjelbër në brendësi të tokës greke.

Në rrugën Egnatia, në vendin e quajtur Imathia, policia ka tentuar të bllokojë lëvizjen e mjetit, që ishte marrë me qera nga 48-vjeçari shqiptar.



Ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur 3 mjete të policisë greke dhe 1 mjet civil.

Pas ndjekjes policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij ndërkohë që brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan rreth 35 kg marijuane.

Droga kishte për destinacion Selanikun dhe Halkidikin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!