Luftëtari shqiptar, Ilir Latifi, është mposhtur nga amerikani Derrick Lewis, në ndeshjen e vlefshme për UFC 247.
Kjo ndeshje, ishte me tre raunde dhe Lewis arriti të fitojë vetëm falë vendimeve të gjyqtarëve të sfidës, vendime këto që shkaktuan shumë polemika.
Kjo për shkak se sfida mes Latifit dhe Lewis ishte shumë e barabartë, madje disa mendonin se shqiptari duhej të shpallej triumfues. Latifi goditi 62 grushte të sakta, si dhe kompletoi tre hedhje në tapet.
Megjithatë, ekipi i gjyqtarëve i dha fitoren me pikë Lewis, i quajtur “Black Beast”./abcnews.al